Britani/ Bluzat e bardha në grevë për rritjen e pagave  

Britani/ Bluzat e bardha në grevë për rritjen e pagave  

Në Britani po zhvillohet greva më e madhe në historinë e shëndetit publik britanik. Në të janë përfshirë infermierët dhe punonjësit e ambulancave, ndërsa shërbimet janë ulur në minimum në spitalet britanike.

Kjo është një protestë e re sindikaliste e nisur për përshtatjen e pagave me inflacionin rekord përballë vijës së ashpër të qeverisë konservatore të Rishi Sunak.

Shqetësimi serioz për pacientët është i pashmangshëm ndërkohë që shërbimi shëndetësor kombëtar, NHS, i ka kërkuar publikut që të përdorë shërbimet e urgjencës vetëm nëse është rreptësisht e nevojshme, pra për ata që janë në rrezik për jetën.

Zyrtarët shëndetësorë janë "veçanërisht të shqetësuar" për njerëzit që kanë nevojë për kujdes urgjent, të cilët nuk do të shkojnë në spitale nga frika se nuk do të marrin shërbim. Edhe qeveria e ka pranuar se sa e vështirë është situata.

Pavarësisht masave urgjente të vendosura, grevat e udhëhequra nga sindikatat e ambulancave dhe infermierëve këtë javë do të çojnë në mënyrë të pashmangshme në vonesa të mëtejshme për pacientët që tashmë po përballen me pritje më të gjata për shkak të vonesave të akumuluara të trajtimit për shkak të Covid-it”, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Steve Barclay.

Protesta e sindikatës së infermierëve ka të bëjë kryesisht me Anglinë pasi protesta në Uells është pezulluar ndërkohë që kanë nisur negociatat. Më shumë trazira nga infermierët dhe punonjësit e ambulancës priten në pjesë të Anglisë në ditët në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy