Shkarkohet zv.komandanti i Forcës Detare

Shkarkohet zv.komandanti i Forcës Detare

Shkarkohet nga detyra zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari.

Vendimi për shkarkimin e tij është marrë nga ministrja Olta Xhaçka, pasi Meçollari nuk ka respektuar rregullat e sigurisë dhe ka shkelur statusin e ushtarakut dhe duke organizuar një event pa dijeninë e strukturave përkatëse.

Fjala është për organizimin e një ceremonie martese, e cila ndonëse nuk është zhvilluar, do të binte ndesh me rregulloret e forcave detare dhe Forcave të Armatosura, pasi hyrja e civilëve në një anije pa asnjë leje është e ndaluar.

Në bazë të procedurës, Mecollari, duhej të raportonte në strukturat respektive ushtarake.

Meçollari ka qenë pjesë e grupit negociator për marrëveshjen e detit dhe ka pasur përplasje publike me ish-kryeministrin Berisha, i cili e ka akuzuar për spiunazh.

Megjithatë, ai do të vijojë të jetë pjesë e Marinës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy