Radhë për të votuar në Himarë, 7 autobusë me emigrantë të ardhur nga Greqia

Radhë për të votuar në Himarë, 7 autobusë me emigrantë të ardhur nga Greqia

Në Himarë janë krijuar radhë në Qendrat e Votimit ku emigrantë të shumtë kanë ardhur nga Greqia me autobusë dhe makina private për të votuar.

Gazetarja e MCN Tv, Valbona Lila nga KZAZ 88 në Himarë raporton për interes të shtuar dhe shifra të larta pjesëmarrësish.

Ka pjesëmarrje të lartë të votuesve. Kanë ardhur emigrantë të shumtë nga Greqia me 7 autobusë.

Por edhe qytetarë të shumtë kanë ardhur me automjete personale u është premtuar se karburanti i makinës do u kompensohet.

Një përfaqësues i KZAZ deklaroi se radhët e krijuara në qendrat e votimit, vijnë për shkak të pjesëmarrjes së madhe të qytetarëve për të votuar, ndërkohë që shtoi se Pajisjet Elektronike të Identifikimit funksionojnë normalisht.

Kujtojmë se mesnatën mes të enjtes dhe të premtes kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Himarë, Fredi Beleri u arrestua nën akuzën e blerjes së votave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy