Facebook do të ndryshojë pamjen e tij deri në pranverë, në versionin për kompjuterë dhe do të ketë gjithashtu edhe “modalitetin e errët”, i cili do t’ë jetë më pak I lodhshëm për sytë. Rrjeti social po e shpërndan pamjen e tij të re në një numër të kufizuar përdoruesish dhe do ta ketë të disponueshme për të gjithë deri në pranverë. Lajmi, i njoftuar në fund të prillit gjatë konferencës për zhvilluesit në Facebook, u konfirmua nga platforma në faqen Cnet.
Pamja e re, e ngjashme me atë të aplikacionit Facebook për pajisjet mobile, i jep versionit social në kompjuter një pamje më të pastër dhe më të rregullt. Ajo gjithashtu ofron modalitetin e errët, i cili lejon të vendosjen e një sfondi të zi që lodh më pak sytë dhe kursen bateri. Modaliteti i errët tashmë është përqafuar nga sistemet operative për kompjuterë dhe smartphone, dhe nga aplikacione të shumta përfshirë Messenger dhe Instagram, Twitter dhe YouTube.
Përqindja e vogël e përdoruesve që e kanë marrë tashmë pamjen e re, duke u lidhur me Facebook nga kompjuteri, do të shohin që një mesazh të shfaqet me ftesën për të provuar "Facebook-un e ri".



