Presidenti Meta dekreton 2 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë

Presidenti Meta dekreton 2 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin e Margarita Buhalit dhe Enton Dhimitrit si gjyqtarë të Gjykatës së Lartë.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, në datën 10 qershor 2022, ka administruar propozimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, për emërimin e 2 (dy) anëtarëve të rinj në Gjykatën së Lartë, znj.Margarita Buhali dhe z.Enton Dhimitri, të cilët janë përzgjedhur për t`u emëruar në këtë Gjykatë përmes procedurave të ngritjes në detyrë nga radhët e gjyqësorit.

Meta, pasi u njoh me vendimmarrjet respektive të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe propozimet e përcjella nga ky organ, së bashku me praktikat dokumentare të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për dy pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura për kandidim që prej muajit shkurt 2020, me vullnetin e plotë që Gjykata e Lartë të plotësohet me të gjithë trupën e nevojshme të saj, ku me mijëra dosje e fate qytetarësh presin gjykimin prej vitesh, si dhe duke vlerësuar të mirëqenë verifikimin dhe vlerësimin prej KLGJ-së për dy kandidaturat e propozuara, ka vendosur të shprehet pa vonesë për pranimin e propozimeve të KLGJ-së.

Për këto arsye, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136 të Kushtetutës, nenit 48, pikat 11 dhe 13, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Presidenti Meta, përfundimisht ka pranuar propozimet e KLGJ-së, dhe:

Me Dekretin nr. 13697, datë 14.06.2022, ka vendosur që Margarita Buhali të emërohet gjyqtare e Gjykatës së Lartë;

Me Dekretin nr. 13698, datë 14.06.2022, ka vendosur që, Enton Dhimitri të emërohet gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

Së bashku me këto 2 (dy) emërime të reja, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 15 anëtarë, nga 19 anëtarë, që kjo Gjykatë duhet të ketë në përbërjen e saj, sipas vendimmarrjes së KLGJ-së.

Ky është një tjetër hap pozitiv drejt funksionalitetit të plotë të Gjykatës së Lartë. Pas 5-vitesh pamundësie për të ushtruar plotësisht funksionet themelore të saj, me këto 2 (dy) emërime të reja, mund të thuhet se Gjykata e Lartë ka dalë nga zona e rrezikut dhe e pamundësisë së funksionalitetit të plotë të saj për të përmbushur misionin dhe autoritetin sublim sipas Kushtetutës dhe ligjit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy