
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, do të vizitojë sot Kievin ku do të takohet me presidentin Zelensky. Liderja e partisë “Vëllezërit e Italisë” ka qenë euroskeptike, por ka mbështetur qëndrimin e Draghit sa i përket Ukrainës.
Ajo është distancuar nga partnerët në koalicionin e saj qeverisës, Matteo Salvini, dhe ish-kryeministri Silvio Berlusconi.
Italia sikundër shtetet e tjera perëndimore kanë dërguar armë për t’i ndihmuar Kievit që të luftojë forcat e presidentit rus, Vladimir Putin.



