SHBA, rritja e pagave dhe vendet e punës në muajin gusht kapi kulmin e 9 viteve të fundit

SHBA, rritja e pagave dhe vendet e punës në muajin gusht kapi kulmin e 9 viteve të fundit

Rritja vjetore e pagave arriti një nivel të lartë në SHBA muajin e kaluar, pasi ekonomia krijoi më shumë vende pune sesa pritej.

Punësimet në sektorin e ndërtimtarisë dhe shërbimeve profesionale i kanë ndihmuar ekonomisë në rritjen e 201,000 vendeve të punës muajin e kaluar.

Në po të njëjtën kohë, fitimet mesatare për një orë punë janë rritur për 0.4 përqind muajin e kaluar, duke shënuar rritje në vlerën vjetore në 2.9 përqind, njëherësh më të madhen nga viti 2009.

Kjo rritje e pagave mund të rezultojë me një tjetër rritje të normave amerikane të interesit më vonë gjatë këtij muaji.

Përfaqësuesit e Rezervave Federale të Shteteve të Bashkuara, të cilët kanë rritur normat dy herë këtë vit, pritet të takohen më 25-26 shtator.

Shifra e punësimeve për muajin gusht ka qenë më e lartë në krahasim me 147,000 vendet e punës që janë krijuar në muajin korrik.

Ndërkohë niveli i papunësisë nuk ka ndryshuar, duke qëndruar në 3.9 përqind.

Sipas BBC, kjo është Amerika që ata kanë pritur prej kohësh.

Kur vjen puna te raporti i vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara, për vite me radhë nuk ka qenë numri i vendeve të punës të krijuara apo papunësia në fokus, por misteri i rritjes së pagës amerikane.

Për gati një dekadë, pagat këtu kanë mbetur të pandryshuara edhe pse ekonomia amerikane u rikthye nga kriza financiare 2007-08 dhe tregu i aksioneve arriti nivele të reja.

Ky raport i vendeve të punës së muajit gusht tregon se fundi i disa lajmeve të mira po vjen për punëtorët amerikanë edhe nëse krijon një dhimbje koke të mundshme për Rezervën Federale.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy