
Biseda telefonike e presidentit të sapozgjedhur çek, Petr Pavel me presidenten tajvaneze Tsai Jing-wen të hënën ka shkaktuar zemërim në Pekin, ndërsa tensionet mes Kinës dhe Tajvanit vijojnë mbi pohimin e vazhdueshëm të autonomisë së Taipeit në skenën globale dhe një përplasje të vazhdueshme tregtare.
Sipas zyrës së Presidentes tajvaneze, telefonata zgjati rreth një çerek ore dhe Tsai shprehu dëshirën e saj së të qëndruar në kontakt me Pavel.
Telefonata e Pavelit shkaktoi kritika nga Kina. E përditshmja çeke “Deník N” raportoi se diplomacia çeke konfirmoi se ministria kineze kishte kontaktuar ambasadën çeke në Pekin dhe kishte shprehur shqetësimin.
“Mund të konfirmojmë se Ministria e Jashtme kineze ka kontaktuar me telefon kolegët tanë nga ambasada (Çeke) në Pekin. Pala kineze shprehu shqetësimin për informacionin e medias në lidhje me telefonatën e ardhshme midis presidentit të zgjedhur dhe presidentit tajvanez", tha për iDnes zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme çeke, Mariana Wernerová.
Pavel - ish-shefi i komitetit ushtarak të NATO-s - u zgjodh të shtunën (28 janar) dhe do të inaugurohet zyrtarisht si president çek në 9 mars. Deri atëherë, presidenti zyrtar i vendit është Miloš Zeman, një politikan i njohur për pikëpamjet e tij pro-kineze. Sidoqoftë, Pavel tashmë po krijon marrëdhënie me homologët e tij të ardhshëm.
“Sot fola me presidenten e Tajvanit Tsai Ing-wen. E falënderova për urimet e saj dhe e sigurova se Tajvani dhe Republika Çeke ndajnë vlerat e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Ne ramë dakord për forcimin e partneritetit tonë”, shkroi Petr Pavel të hënën në Twitter.
Kina e konsideron Tajvanin si provincën e saj dhe liderët e shumë vendeve nuk takohen zyrtarisht me zyrtarët e lartë tajvanez në përpjekje për të mos provokuar Pekinin.
Gjatë vitit të fundit, tensionet midis Tajvanit dhe Kinës janë rritur pasi Tajvani ka rritur praninë e tij diplomatike dhe marrëdhëniet me vendet perëndimore. Kjo ka bërë që Kina të godasë tregtinë tajvaneze në vend dhe madje të bllokojë importin e disa artikujve.
Republika Çeke ndjek zyrtarisht një politikë të një Kine dhe zyrtarisht njeh vetëm Kinën kontinentale. Megjithatë, qeveria çeke si dhe presidenti i ri i zgjedhur deklarojnë interesin e saj për të bashkëpunuar me Tajvanin për shkak të strukturës së tij demokratike.



