Tërmeti i nëntorit të vitit 2019 dëmtoi edhe banesën e Pashk Lalës në fshatin Shullaz të Laç-it. Në dokumenta shkalla e dëmtimit është përcaktuar DS3, i mesëm.
Ndonëse banesa ka qenë tri katëshe, nga rindërtimi sipas tij ka përfituar vetëm nipi që ka banuar në njërin kat të vilës. Bashkia ka vendosur që për dëmtimin e banesës t`i jap të moshuarit 5 milionë lekë për rregullimin e saj.
Aktualisht dy të moshuarit jetojnë në një garazh, në kushte shumë të vështira. Në të ftohtë dhe pa tualet.
Përmes një letre 82-vjeçari ka kërkuar ndihmën e kryeministrit Edi Rama. Ndër të tjera ai i shkruan se vjen nga një familje e përndjekur me 11 burra të pushkatuar nga regjimi komunist dhe i kërkon ndihmë për rivlerësimin e dëmtimeve të banesës.
Pashku nuk i ka prekur lekët që shteti i ka dhënë. Ai kërkon t`i kthejë mbrapsht ato dhe shteti t`i rregulloj banesën.



