Kryeministri jep sot dorëheqjen. Franca në krizë politike pas zgjedhjeve?

Kryeministri jep sot dorëheqjen. Franca në krizë politike pas zgjedhjeve?

Franca mund të hyjë në një krizë politike pasi zgjedhjet parlamentare i japin një goditje Tubimit Kombëtar, por asnjë parti nuk siguron shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë së re. Tubimi Kombëtar ka përfunduar në vendin e tretë, pas një aleance të krahut të majtë me centristët e Emmanuel Macron.

 

Drupal Ad

 

 

 

Kryeministri Gabriel Attal, i cili është pjesë e aleancës së Macron, thotë se do të japë sot dorëheqjen. Macron-it i kanë mbetur sakaq edhe tre vjet për të përfunduar mandatin e tij presidencial.

Në total e majta fitoi 182 karrige, aleanca centriste e Macronit 168 dhe Tubimi Kombëtar i Marine Le Pen dhe aleatët 143, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme.

“Sipas logjikës së institucioneve tona, Emmanuel Macron duhet që zyrtarisht sot të ftojë Frontin e Ri Popullor që të nominojë një person për kryeministër”, tha liderja e të Gjelbërve, Marine Tondelier.

Kjo e fundit është një prej eksponenteve të Frontit të Ri Popullor që shihet si kandidate e mundshme për postin në fjalë. Ndërkohë Jean-Luc Melenchon, lideri i partisë “Franca e Panënshtruar”, tha se kryeministri i ri duhet të jetë nga Fronti i Ri Popullor. 

Gjatë natës raportohet se ka patur bisedime mes partive të Frontit të ri Popullor, ku bëjnë pjesë Partia Komuniste Franceze, Franca e Panënshtruar nga krahu i majtë, të Gjelbërit dhe Partia Socialiste. Negociatat për formimin e qeverisë së re pritet të nisin më 8 korrik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy