Zgjerimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Jazexhi: Vazhdim i luftës së nisur nga britanikët kundër botës myslimane (VIDEO)

Zgjerimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Jazexhi: Vazhdim i luftës së nisur nga britanikët kundër botës myslimane (VIDEO)

Studiuesi Olsi Jazexhi, zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, mes luftës së rebelëve të Jemenit dhe bombardimet e SHBA, e sheh si vazhdim të luftës që britanikët kanë nisur kundër botës myslimane gjatë luftës së parë botërore, kur britanikët kolonizuan Palestinën dhe shumicën e Lindjes së Mesme dhe sollën kolonë nga e gjithë bota dhe krijuan Izraelin.

Në një lidhje për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se që nga krijimi i shtetit të Izraelit në vitin 1948, bota ka parë vetëm luftë dhe pas rënies së Bashkimit Sovjetik amerikanët nisën rendin e ri botëror, i cili kishte parasysh shkatërrimin e shtet-kombeve arabe.

Sipas tij, lufta që po ndodh aktualisht, është dëshpërim i anglo-amerikanëve pasi që prej nisjes së gjenocidit izraelit në gaza në 8 tetor, ku regjimi i Izraelit ka vendosur nën embargo totale 2.3 milionë palestinezë.

Jemeni vendosi të vendosë sanksione ndaj Izraelit, këto sanksione kanë bërë që qeveria e Jemenit të ndalojë anijet që çojnë mallra në Izrael.

Amerikanët e kanë kërcënuar qeverinë e Jemenit, i kanë thënë që të heqë sanksionet. Huthitë nuk pranuan që të i heqin sanksionet dhe këto dy ditë kem pasur luftime.

Huthitë erdhën në pushtet në Jemen gjatë të ashtuquajturës pranvera arabe, si partia më e fuqishme e Jemenit ka arritur që të marrë pushtetin, por marrja e pushtetit shkaktoi tensione dhe frikë në Izrael dhe Amerikë.

Amerikanët dhe izraelitët nxitën Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe në luftë civile kundër Jemenit, për 9 vite, por nuk arritën t’i rrëzojnë. Huthitë u mbështetën me armë dhe raketa nga Irani.

Pothuajse në të gjitha lëvizjet demokratike në botën arabe, qëndrojnë mbas Huthitë.

Lindja e Mesme sot është ndarë në dy kampe, njëri kampi pro izraelit që mbështet zhdukjen e palestinezëve, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Jordaninë dhe nga ana tjetër boshti i rezistencës, si Iraku, Irani, Siria, Libani, Jemeni janë mbështetës së Palestinës.

Që nga nisja e luftës janë rreshtuar në krah të Palestinës. Embargoja e Jemenit ndaj Izraelit është e koordinuar me Iranin.

Para 3 ditësh Huthitë arritën dhe goditën një luftanije amerikane që u pranua nga Presidenti Biden. Siç kemi parë dhe nga lufta në Ukrainë, rusët në ofensivën e tyre ndaj Ukrainës, kanë përdorur dronë iranianë.

Dhe Irani me sa duket ka arritur ta modernizojë ushtrinë e Jemenit.

Po kemi luftë ndërmjet botës islamike dhe sionizmit anglo-amerikan për zhdukjen e Palestinës nuk do jetë çudi nëse në javët në vijim do të shohim se si Rusia do i armatosë Huthitë, edhe prej dëmeve që i ka bërë Ukraina në detin e Zi.

Kemi një botë pothuajse dypolare, në njërën anë bota revizioniste e udhëhequr nga Kina, Rusia dhe Irani, që duan tu japin të drejtë ortodoksëve në Ukrainë dhe Palestinën e pushtuar.

Dhe nga ana tjetër anglo-amerikanët, të cilët kanë luajtur xhandarin ndërkombëtar në kontrollin e ngushticave dhe deteve.

Perandoria anglo-amerikane prosperitetin e saj e ka duke kontrolluar detet.

Sfida që i kanë bërë Huthitë në javët e fundit anijeve tregtare që furnizojnë Izraelin, është parë edhe si sfidë ndaj dominancës anglo-amerikane ndaj deteve, dominancë që pas rënies së Bashkimit Sovjetik u bë e pakundërshtueshme.

Në vijim Jazexhi tha se Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe u futën në luftë kundër Jemenit në 2024, pasi Huthitë morën kontrollin e Jemenit, Arabia Saudite u nxit nga amerikanët të hyjë në luftë, por pas një lufte 9 vjeçare si Aarabia Saudite dhe Emiratet Arabe dështuan t’i mundin huthitë.

Vende si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe përveçse janë diktatura, janë pika karburanti në mes të shkretëtirës dhe nëse do të përshkallëzohej konflikti, kjo do të ishte një zhdukje totale e prosperitetit të Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, dy diktatura mesjetare, të cilat ekzistencën e tyre e kanë në shitjen e naftës ndaj perëndimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy