Raporti i DASH: Shqipëria, vend i rëndësishëm për prodhimin e kanabisit

Raporti i DASH: Shqipëria, vend i rëndësishëm për prodhimin e kanabisit

Shqipëria mbetet një ndër vend burimet kryesore të marijuanës, por edhe rrugë tranziti për kokainën dhe heroinën, e destinuar për në vendet e Bashkimit Europian. Ky është raporti i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për vitin 2016 mbi luftën kundër prodhimit dhe trafikimit të drogës.

Në raport thuhet se vitin e kaluar pati shtim të plantacioneve me kanabis në vend, pavarësisht se autoritetet shqiptare raportuan rritjen e numrit të të arrestuarve dhe rasteve të shkatërrimit të plantacioneve me drogë.

Raporti thekson se kultivimi dhe përdorimi i kanabisit është i vetmi problem shqetësues,  ndërsa nuk ka të dhëna për nivelin e përdorimit të dorgërave të tjera përfshirë ato sintetike.

Në raport përmenden edhe shifrat e publikuara nga policia shqiptare të luftës kundër drogës, ku veçohet sekuestrimi i 30 tonëve kanabis vitin e kaluar dhe asgjësimi i rreth 2.5 milionë rrënjëve bimë narkotike. Ndërsa thuhet se numri i të arrestuarve për trafik droge në kufi  është 1,349 persona ndërsa nën hetim janë vënë 273 persona.

Vendet kryesore me të cilat trafikanët shqiptarë kanë marrëdhënie janë Italia, Greqia, Turqia dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, thekson raporti i DASH.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy