
Në njoftim thuhet: “U kap në flagrancë në një degë postare duke marrë një pako me lëndë narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë TCH, që ishte trafikuar nga SHBA, vihet në pranga 28-vjeçari. Policia e Fierit arrestoi një 28-vjeçar me inicialet A.M., pasi ky i fundit u kap në flagrance duke marrë një pako me rreth 135 gramë kanabis me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga SHBA. Sekuestrohen rreth 135 gram cannabis sativa me përqindje të lartë TCH dhe 3 celularë. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, në drejtimin e Prokurorisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Dërgesa 3”. Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një degë postare duke marrë një pako me rreth 135 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga SHBA”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.



