PD mbledh GP/ Kume: Kemi të bëjmë me dakordësi e normalizim të situatës në Kuvend (VIDEO)

PD mbledh GP/ Kume: Kemi të bëjmë me dakordësi e normalizim të situatës në Kuvend (VIDEO)

PD ka mbledhur sot Grupin Parlamentar teksa siç njofton gazetari i politikës, Mariglen Kume, kreu i Grupit parlamentar ka njoftuar deputetët lidhur me zhvillimet e fundit.

Për MCN live, Kume teksa numëroi dakordsitë në disa pikë, vlerëson se kemi të bëjmë me një normalizim të situatës politike në Kuvend.

Ka 20 minuta që GP i PD, është mbledhur ne selinë e PD, dhe ka qenë z,Bardhi i cili deri më tani ka informuar në vija të përgjithshme lidhur me zhvillimet e ditëve te fundit. Ai ka pranuar se ka patur negociata siç është e bërë e ditur. Gjithashtu është pranuar e do të ngrihen dy komisione hetimore, por edhe në GP nuk është dhënë ende informacioni lidhur me objektin e punës që do të kenë këto dy komisione hetimore. Poashtu z.Bardhi ka konfirmuar se do të jetë i pranishëm në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve në 13.30 në Kryesinë e Kuvendit për të miratuar Kalendarin e punimeve deri në 2 prill.

Pra kemi të bëjmë me një normalizim të situatës në Kuvend duke pasur parasysh se pak më parë, pati edhe një mbledhje konsultative në Këshillin e Integrimit e cila drejtohet nga znj.Tabaku si deputete e PD, ndonëse ajo nuk përfshihet në selinë e PD por zhvillimet e aktet e saj politike kanë qenë të koordinuara më GP të PD-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy