
Dy prokuroritë, ajo shqiptare dhe ajo italiane, japin një konferencë të përbashkët për shtyp, lidhur me operacionin ku arrestuan 43 persona, mes tyre 21 shqiptarë. Gjatë operacionit u sekuestruan 2. 5 ton kanabis. Prokuroria italiane deklaron se droga e trafikuar nga grupet kriminale vinte nga Orikumi.



