Analisti Shqipërim Pula ka folur përmes një lidhje ‘Skype’ me studion e lajmeve të MCN TV për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe takimin mes dy lidërve. Pula tha se takimi I sotëm so të jetë më tepër formal se përmbajtësor.
Nuk duhet harruar që kancelari gjerman është zgjedhur në dhjetor dhe ky është takim njohes, protokollar, fotografik. Ky takim do të shërbejë për të krijuar një njohje ndërpersonale dhe më pas do të dëgjojë dy palët ndaraz. Sot takimi do të jetë në aspektin formal e më pak përmbajtësor. Gjermani ka rol të rëndësishëm për Evropën dhe një kujdesje e tillë është normale dhe legjitime nga BP dhe raporteve Kosovë-Serbi.
Pula tha se opinioni publik në Rusi është ushqyer me politikë pro ruse dhe theksoi dhe njëherë që Serbia është i vetmi shtet që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.
Në një kohë të gjatë opinion është ushqyer me politikë pro ruse. I vetmi shtet që nuk ka vendos sanksione. Ndryshimi i menjëhershëm i qëndrime zyrtare tek popullata është i vështirë. Unë jam skeptik duke njohur realitetin e politikës serbe karshi perendimit.



