
Media dhe opinioni publik po zien për marrëdhënien e Edi Ramës me ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal, i cili po përballet me dy akuza në SHBA, mes tyre njëra e lidhur me Shqipërinë.
Lidhur me këtë, gazetari Flavio Qarri, i ftuar në emisionin “Stay tuned”, në MCN tv, u shpreh se lidhjet e mundshme të Ramës, të bën të mendosh se deri dje ai ishte i plotfuqishëm, ndërsa sot vlerësohet të jetë i vetmuar.
Historia ka treguar se kur je i plotfuqishëm, mu atëherë bie. Rama deri para një jave ishte i gjithëpushtetshëm, sot e shoh, siç tha një kolege e vjetër, “në prag të dimrit të vetmisë së madhe”.
Prit se vjen tani edhe ky i riu, ikën Yuri Kim, vjen i riu, linjë e re, mendime të reja, deklarata të reja, dhe ndryshojnë shumë gjëra.
Pastaj ka edhe një paragjykim, paragjykimi qe vjen nga SHBA, është e infektuar çdo gjë, edhe sikur Rama të bëj gjënë e mirë, të veproj vetëm drejt, ka një hetim që do zgjasë shumë kohë atje, nuk është aq kollaj.



