Katër vendet e Mbretërisë së Bashkuar po bëjnë gati një plan për të lejuar disa vizita shtëpiake për pak ditë gjatë periudhës së Krishtlindjeve.
Kjo masë konsiderohet lehtësuese, duke patur parasysh se të hënën kryeministri Boris Johnson do të njoftojë kufizimet e reja për COVID-19, që do të jenë në fuqi edhe gjatë periudhës së festave.
Pritet që Johnson të shpalosë një sistem kufizimesh me tre kategori për Anglinë, që do të hyjnë në fuqi pas 2 dhjetorit, datë në të cilën vendi del nga karantina e plotë. Një tjetër masë e cila konsiderohet lehtësuese është edhe ajo e pub-eve dhe restoranteve që do të lejohen deri në orën 10.
Ndërkohë tre familje mund të lejohen të takohen me njëra-tjetrën gjatë një periudhe 5 ditore festsh. Ky vendim do të jetë për Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut. Por drejtuesit theksojnë se ‘kudo që është e mundur, është mirë të shmangen takimet’.



