Shpërthen murtaja e deleve dhe dhive/ Resuli: Nëse prek tufën, vdekshmëria arrin deri në 100%. Temperaturat e larta ulin virulencën e virusit (VIDEO)

Shpërthen murtaja e deleve dhe dhive/ Resuli: Nëse prek tufën, vdekshmëria arrin deri në 100%. Temperaturat e larta ulin virulencën e virusit (VIDEO)

Është konfirmuar rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta në zonën e Postribës, në Shkodër. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka bërë thirrje për ndalim të lëvizjes së deleve dhe dhive, ndërkohë që sëmundja nuk paraqet rrezik për shëndetin e njerëzve.

I ftuar në “MCN Live”, Ervin Resuli, president i Urdhrit të Veterinarëve, theksoi se kjo është një sëmundje me ngordhshmëri të jashtëzakonshme, ku nëse hyn në një tufë, mund të shkaktojë humbjen e 50 deri në 100% të kafshëve.

Murtaja e ruminantëve të vegjël dele dhe dhi, është një sëmundje shumë e rrezikshme që po përhapet në vendin tonë. 

Ka një nivel alarmi që nga viti i kaluar kur u konstatua përhapje e saj në Greqi, dhe që atëherë ne kemi qenë në gjendje gatishmërie për të parandaluar futjen e saj në Shqipëri. 

Edhe pse nuk transmetohet nga kafsha te njeriu, sëmundja është e ndaluar të përpunohet për konsum njerëzor. Kafshët e prekura nuk duhet të theren apo të përdoren në industrinë ushqimore.

Edhe pse është sëmundje ekskluzivisht për kafshët, për shkak të rrezikshmërisë dhe humbjeve të mëdha ekonomike, është e detyrueshme që identifikimi dhe izolimi i rasteve të ndodhë në kohë.

Temperaturat e larta aktuale luajnë rol pozitiv, pasi virusi humbet pjesërisht virulencën, dhe kjo është një mundësi për autoritetet veterinare që të ndërhyjnë para përhapjes së gjerë, thotë Resuli. 

Ajo që është për tu shqetësuar është fakti se Shqipëria në dy vatra që kanë shfaqur në Shkodër e në Dibër, është fakti se temperaturat e larta bëjnë që virusi të ul virulencën e vet dhe kjo është e favorshme për strukturat veterinare në Shqipëri për të ndërmarrë të gjitha masat për ta shfarosur këtë sëmundje.

 Nëse nuk ndërmerren masa urgjente deri në shtator, kur temperaturat ulen dhe virusi bëhet më agresiv, pasojat për blegtorinë shqiptare do të jenë katastrofike.

Sapo futet në një tufë, sëmundja përhapet me shpejtësi të madhe dhe vdekshmëria është thuajse e plotë. 

Prandaj ne duhet të reagojmë tani. Tufa duhet diagnostikuar, izoluar dhe trajtuar në kohë. Të gjitha masat duhet të zbatohen në terren dhe çdo dëmtim ekonomik do të kompensohet sipas ligjit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy