
Kryeministri britanik Boris Johnson, ndodhet në Kiev, kryeqytetin eUkrainës, në një vizitë të pa lajmëruar më herët.
Ai ka zhvilluar një takim me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, njofton presidenca ukrainase.
Ndërkohë ambasada e Ukrainës në Londër ka postuar në Twitter një fotografi të dy liderëve duke zhvilluar bisedime.
Një zëdhënës i Johnson i cituar nga BBC tha se: “Kryeministri ka udhëtuar në Ukrainë për të takuar personalisht Presidentin Zelensky, në shenjë solidariteti me popullin ukrainas.
Ata do të diskutojnë mbështetjen afatgjatë të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën dhe Kryeministri do të përcaktojë një paketë të re ndihme financiare dhe ushtarake.
Johnson ka qenë ndër mbështetësit e parë të Ukrainës, dhe Britania e Madhe ndër të parat shtete që ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.



