Eksperti i ekonomisë, Erion Muça, thotë se çmimet e larta të ushqimeve e kanë bërë të domosdoshme ndërhyrjen e shtetit. Muça tha se oligopolet dhe monopolet duhen luftuar përmes kontrolleve të inspektimit.
Një shitës fundor fiton shumë më tepër se ai që e prodhon produktin. Duhet të forcohen instrumentet e kontrollit të çmimit. Duhet të përcaktohen çmime fikse të disa produkteve, duke ndjekur gjithë zinxhirin e procesit për një produkt të caktuar. Trajtimi i subvencionit të naftës duhet të merret seriozisht, sepse do të lehtësonte fermerët sa i përket kostove për të nxjerrë në treg produktet e tyre. Nafta mund të trajtohet edhe në aspektin fiskal, duke u siguruar lehtësira që më pas shkojnë në ndihmë të fermerëve.



