
Nga prokuroria e Tiranës, pas dëshmisë për protestës e 8 janarit, Sali Berisha i pyetur se kë pret që të arrestojë drejtësia, nuk ka dhënë një emër.
Duke folur për mediat, ai hodhi akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, teksa u shpreh se më 8 janar ai ishte i rrethuar nga një bandë vrasësish e trafikantësh.
Ajo cka dua t’iu them është se në deklaratën time theksova se për çdo shqiptar, për çdo mik e partner të Shqipërisë, shëmtira më kryesore, akti më i paimagjinueshëm, momenti më kriminal në historinë e 30 viteve, dëshmia më flagrante e lidhjes së politikës me krimin, ishte jo vetëm atë ditë, por unë po marr 8 janarin, Lulzim Brava i rrethuar nga një bandë vrasësish, trafikantësh, pengmarrësish, fondamentalishtësh. Kjo përbën dhe momentin më dramatik dhe dëshminë më flagrante të shkrirjes në një të narko-shtetit dhe lidhjeve të një politikani me krimin.
Berisha deklaroi më tej se dëshmoi në Prokurori se brenda Selisë së PD kishte njerëz të armatosur në mbrojtje të Bashës, ndërkohë që armët sipas tij i largoi Basha me makinën e tij.
Çështja tjetër që unë shtrova me forcë është se si ka mundësi që të njëjtat armë që përdorte narkopolicia e Edi Ramës përdorte edhe banda e Lulzim Bravës. Një tjetër provë e bashkëpunimit të tyre. Armët i nxori nga selia Lulzim Brava me mjetin e tij. Ka dëshmi flagrante të pranisë së njerëzve të armatosur brenda në seli.
Ai tha se PD do të dorëzojë çdo informacion që mbledh për këtë grup mercenerash, vrasësish dhe trafikantësh.
Besoj se momenti që një seli partie qëndronte e pushtuar me banditë tregonte gjithçka se ç'ndodh në narkoshtet. Fakti me flagrant është se sot, njeriu që është shkarkuar nga çdo funksion nga anëtarësia e PD është simbol së pari i pabesisë ekstreme politike. Së dyti Simboli më i degraduar i lidhjeve me krimin. Ky është personi që për pazare personale dhe pasurim personal ishte i gatshëm siç e patë ju të shuante ndërtesën për shkak të kullave që do të ndërtoheshin aty. Lulzim Brava është simboli i politikanit që nuk njeh asnjë princip që për të ruajtur karrigen shndërroi selinë e PD-së në një seli që nuk shihet askund dhe ia dorëzoi Edi Ramës.



