Një turiste çeke ka pësuar një aksident në kanionet e Skraparit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së djeshme në vendin e quajtur “Legjenda e nuses”. Sipas policisë, turistja 73-vjeçare ishte pjesë e një grupi turistësh të cilët po udhëtonin vetëm, pa guidë turistike. Gruaja ka rënë nga një lartësi teksa po bënte foto.
“Më dt.18.4.2017, në kanionet e Skraparit, në vendin e quajtur “Legjenda e nuses”, shtetasia çeke V.M 73 vjeçe, duke bërë foto në natyrë është rrëzuar nga një lartësi 3 m, si pasojë ka pësuar fraktura në pjesë të ndryshme të trupit”, sqaron policia.
Ky nuk është rasti i parë kur një turist çek aksidentohet në Shqipëri. Disa raste të ngjashme janë regjistruar në veri të vendit, ku më i rëndi është ai i vrasjes së dy turistëve çekë në Dukagjin, dy vjet më parë.



