
Presidenti i sapo zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump thotë se biznesmeni libanez amerikan Massad Boulos do të shërbejë si këshilltar i tij i lartë për çështjet arabe dhe të Lindjes së Mesme.
Ai e bëri njoftimin në rrjetin social Truth.
Boulos, vjehrri i vajzës së Trump, Tiffany, u takua vazhdimisht me udhëheqës arabo-amerikanë dhe myslimanë gjatë fushatës zgjedhore.
Tiffany Trump dhe është në një marrëdhënie disa vjeçare me djalin e Massad Boulos.



