Rama: Opozita, konglomerate grupesh. Ndryshimet janë pjesë e PS, nuk presim të na ndryshojnë të tjerët

Rama: Opozita, konglomerate grupesh. Ndryshimet janë pjesë e PS, nuk presim të na ndryshojnë të tjerët

Në përfundim të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka interes për asnjë organizim të opozitës.

Ne nuk kemi një problem sot për sot me as me kritikat dhe as me vetëkritikën sepse në Asamblenë e Përgjithshme që u zhvillua pak ditë më parë ka pasur plot kritika dhe vetëkritika.

Sot ishte dita për të vazhduar punën. Sa i takon asaj opozitës, nuk është opozita janë konglomerate grupe dhe nuk kam asnjë interes.

Në vijim pyetjes nëse do të ketë ndryshime të drejtuesve të qarqeve politike, ju përgjigj duke thënë se ndryshimet janë pjesë e Partisë Socialiste.

Ndryshimet janë pjesë e jetës së Partisë Socialiste, prandaj PS është parti fituese sepse nuk pret që ta ndryshojnë të tjerët, por ndryshon vetveten.

Unë shoh një angazhim pozitiv, plus që sistemi ynë i cili ka një komponent dixhital është një sistem që ka pasqyra që flasin vetë dhe nuk është çfarë raporton njëri apo tjetri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy