Policia angleze ka shpallur të zhdukur dy adoleshentë shqiptarë të cilët kishin shkuar në Britaninë e Madhe. Ata janë dy 16-vjeçarët Elton Nikolli dhe Han Oruci, të cilët janë zhdukur prej muajsh.
Sipas mediave britanike, ata janë parë për herë të fundit në nëntor të vitit të shkuar, por që në atë kohë nuk ka asnjë gjurmë prej tyre.
Elton Nikolli është parë më 11 nëntor 2016 për herë të fundit në Havant të Britanisë, ndërsa Han Oruci është parë për herë të fundit më 6 nëntor.
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve britanikë nëse i kanë parë dy të rinjtë e zhdukur.



