
Avokati Gylsen Zhllima, duke folur në “MCN Economy” mbi të drejtat e punonjësve, tha se punëmarrësit s’e njohin ligjin dhe kanë prirjen të shkojnë te avokati në moment rreziku.
Zhllima tha se kur ka ndërhyrje politike Inspektoriati i Punës nuk kryen detyrën siç duhet. Zhllima tha se në Shqipëri kemi parë që sindikatat nuk ekzistojnë, çka është është goditje e madhe për punëtorët.
Nga pikëpamja juridike duhet të kemi parasysh që kur kemi të bëjmë me punëmarrësin dhe punëdhënësit marrëdhënia mes tyre varet nga marrëveshja mes tyre. Me atë që kam konstatuar nuk janë të informuar, janë të interesuar vetëm për të marrë paratë, vetëm kur lind konflikti vijnë te zyra e avokatit për të drejtat e shkelura në vendin e punës. Duhet të informohen që në fillim sapo janë futur në punë. Në kontratë përcaktohen qartë të drejtat dhe detyrimet për të dyja palët. Por ne jemi mësuar që s’e njohim ligjin në momentin e duhur, dhe kur është rreziku shkojmë te avokati. Mua më ka ardhur një rast kur në administratën publike kishin kërcënuar një person. Më mori mua si avokat dhe fituam në Komisionin e Disiplinës. Në rast se ky individ do merrte masa që në fillim do ishte parandaluar edhe Komisioni i Disiplinës. Në sektorin privat palët kanë një mirëkuptim mes tyre, nuk arrijnë atë formalitetin me letra. Te pjesa e administratës ka formalitet dhe ka rreziqe më të mëdha, dhe kemi të bëjmë edhe me shpërdorim detyre nëse një person s’e kryen detyrën. Në sektorin privat njerëzit s’janë të kënaqur me paratë. Kemi të bëjmë me rroga të ulëta prandaj arrihet në konflikt. Ose kemi të bëjmë me raste kur punëdhënësi nuk jep në kohën e duhur rrogën.
Punëmarrësi ka të drejtë të denoncojë punëdhënësin në Inspektoriatin e Punës që nuk jep në kohën e duhur rrogën. Në sektorin publik kemi përplasje ne gjykatën administrative, ndërsa në sektorin publik zgjidhet në gjykatën civile. Ka një rregullore të brendshme në çdo institucion publik. Çdo person mund të merret me një parti politike, por duhet të njoftojë eprorin, që jashtë kohës së punës aktivizohet me një forcë politike. Kur ka ndërhyrje politike Inspektoriati i Punës nuk kryen detyrën siç duhet. Në Shqipëri jemi dhe këto janë praktika që vazhdojnë që ndodhin. Ligji parashikon që sindikatat duhet të mbrojnë punëmarrësin. Në Shqipëri kemi parë që sindikatat nuk ekzistojnë, që është goditje e madhe për punëtorët. 1 maji duhet të na ndërgjegjësojë, nuk është ditë feste”.
Duke folur mbi sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, Zhllima tha se me ikjet e shqiptarëve nuk do jetë e mundur të paguhen pensionet pa kërkuar borxh nga jashtë.
Duke parë këtë tragjedi, nuk mendoj që mbulohet. Duke e parë se si të ikin burimet njerëzore, s’do kesh mundësi të paguash pensionet dhe do kërkosh si shtet borxh të huaj. Ikja masive e qytetarëve është një goditje në ekonominë e brendshme. Kam parë disa të huaj që punojnë në Shqipëri. Nuk është gjë e keqe, është një gjë pozitive, sepse edhe ne kemi qenë emigrantë, dhe duhet t’i presim ata duke respektuar Kushtetutën.
Ne kemi një kuadër shumë të mirë ligjor, që vet qytetarët dhe grupet e interesit të imponojnë që ligjet të shkojnë në komisione. Nuk mund të presim ne BE, apo çelje të negociatave, as qeverinë, as opozitën, kur qytetarët shqiptarë ditë për ditë ndihen të dhunuar. Ne e kemi të drejtën si qytetarë të iniciojmë projektligje. Konfederata ka për detyrë të bëjë protesta lidhur me të drejtat e punëmarrësve me punëdhënësit.



