Debati për termin “transformim gjinor” përplasi palët në Këshillin Bashkiak të Durrësit gjatë shqyrtimit të Planit Vendor të Veprimit për Barazinë Gjinore 2026–2030. Pas mosmiratimit të një jave më parë, mazhoranca e riktheu për votim të ndryshuar, por sërish pati kundërshti nga ana e opozitës.



