
Shkon në tre numri i viktimave nga zjarri i rënë në një banesë në Maliq më 19 tetor.
Pasditen e sotme ka gjetur vdekjen në Pediatrinë e Tiranës, 6-vjeçarja Nefeli Hazisllari.
Ditën e ngjarjes, flakët i morën jetën edhe nënës së saj dhe vëllait.
14-vjeçari Luka Hazisllari, u gjet në gjendje kome dhe ndërroi jetë pak më vonë në spital, si pasojë e asfiksisë dhe djegieve të rënda.
Nëna e fëmijëve, 40-vjeçarja Merjeme Hazisllari, u gjet pa shenja jete pranë derës së kuzhinës, ku dyshohet se kishte tentuar të shpëtonte fëmijët nga flakët.



