
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shkuar ditën e sotme në Bucha, ku sipas BBC, vijojnë të dalin prova të tjera, të krimeve të kryera kundër popullsisë civile.
Zelensky inspektoi rrugën në të cilën një kolonë ruse ra në pritë dhe bisedoi me banorët vendas.
Ai përsëriti se Rusia ka kryer krime lufte dhe gjenocid në Ukrainë.
I pyetur nga BBC nëse është ende e mundur të diskutohet për paqen me Rusinë, ai pohoi.
Po, sepse Ukraina duhet të ketë paqe. Ne jemi në Europën e shekullit të 21-të. Ne do të vazhdojmë përpjekjet diplomatike dhe ushtarake.
Ndërsa kreu i parlamentit ukrainas Ruslan Stefanchuk, deklaroi se “Ky është Holokausti i mijëvjeçarit të ri”.
Shumë prej civilëve të gjetur të vdekur në Bucha, i kishin duart e lidhura dhe ishin qëlluar në kokë ose në gjoks.
Prokurorët ukrainas që hetojnë krimet e mundshme të luftës nga Rusia, duke deklaruar se janë gjetur 410 trupa.



