Presidenti amerikan Donald Trump dhe senati amerikan kanë rënë dakord për një paketë masive të ndihmës ekonomike me vlerë më shumë se 1.8 trilionë dollarë.
Paketa përfshin para për të ndihmuar industritë që janë prekur nga kriza e koronavirusit.
Drejtuesi i shumicës së senatit republikan, Mitch McConnell e përshkroi atë si një "nivel investimesh në ekonomi gjatë kohës së luftës".
Planet e ndihmës ngritën tregjet financiare në të gjithë botën, por situata e investitorëe mbetet kritike.
Tregjet amerikane, të cilat u rritën të martën në pritje të marrëveshjes arritën kulmin e tyre për ditën.



