Ashpërsohen luftimet në Jemen, rebelët vendosin snajperë në spital, 100 sulme ajrore goditën zonat civile

Ashpërsohen luftimet në Jemen, rebelët vendosin snajperë në spital, 100 sulme ajrore goditën zonat civile

Në vend se të shkaktonin qetësi në qytet, thirrjet për armëpushim në Hudajdës sollën dhunë edhe më të ashpër në portin kryesor të vendit, prej fillimit të luftës para tri vitesh.

Beteja për qytetin port të Hudajdës është intensifikuar, pasi forcat qeveritare të mbështetura nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite përparojnë në pozicione rebele.

Më shumë se 150 njerëz raportohen të jenë vrarë qëkur trupat dhe militantët u përplasën me armë në periferi të qytetit të enjten e kaluar.

OKB-ja dhe organizatat e bamirësisë thonë se lufta po rrezikon edhe ambientet mjekësore dhe qindra mijëra civilë.

Porti i Hudejdes është një litar shpëtimi për miliona jemenas në rrezik nga uria, shkruan BBC.

Një nga banorët e qytetit, Baseem al-Janani, deklaroi: “Përleshjet janë krejtësisht të çmendura në kohën e fundit. Po përjetoj dhimbje koke nga bombardimet që po bëhen në pjesën lindore. Njerëzit janë mbyllur nëpër shtëpitë e tyre për orë të tëra për shkak të të shtënave, por as aty nuk janë të sigurtë”.

Në ditët e fundit, më tepër se njëqind sulme ajrore i kanë goditur lagjet civile, që paraqet pesëfishin e sulmeve të kryera në javën e parë të tetorit, bazuar në të dhënat e organizatës “Save the Children”. Madje, njëra nga klinikat e tyre u sulmua të mërkurën. Forcat e armatosura proqeveritare po përpiqen që të fitojnë sa më shumë territore para se luftimet të përfundojnë në fund të nëntorit, kur pritet të fillojnë bisedimet për paqe në Suedi, të mbështetura nga Kombet e Bashkuara.

Koalicioni i trupave të Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe po i afrohen qytetit të kontrolluar nga rebelët, Houthi. Në anën tjetër, porti i Hodeidahs paraqet zonën kryesore të vendit, pasi nëpër të kalon pjesa më e madhe e ushqimit të importuar, në një shtet ku 90% e ushqimeve importohen. Porti është bllokuar nga koalicioni saudit, me ç’rast është rrezikuar furnizimi me ushqim dhe gjëra tjera të nevojshme për popullsinë 28 milionëshe të Jemenit, shkruan Guardian.

Jemeni është shkatërruar nga një konflikt që u përshkallëzua në vitin 2015, kur shtetet arabe ndërhynin pasi lëvizja rebele Houthi mori kontrollin e pjesës më të madhe të perëndimit të vendit dhe e detyroi Presidentin Abdrabbuh Mansour Hadi të largohej jashtë vendit.

Të paktën 6 660 civilë janë vrarë dhe 10 560 janë plagosur në luftë, sipas OKB. Luftimet dhe një bllokadë e pjesshme nga koalicioni kanë lënë gjithashtu 22 milionë njerëz në nevojë për ndihmë humanitare, kanë krijuar një emergjencë më të madhe të sigurisë ushqimore në botë dhe kanë çuar në shpërthimin e kolerës që ka prekur 1.1 milion njerëz.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy