Vendi ku monedha është zhvlerësuar aq shumë saqë paratë nuk i numërojnë, por i peshojnë

Vendi ku monedha është zhvlerësuar aq shumë saqë paratë nuk i numërojnë, por i peshojnë

Përfytyroni dikë që futet në një dyqan ëmbëlsirash dhe për të paguar, nxjerr paratë dhe i vendos në peshore. Kjo sepse monedha vendase është zhvlerësuar aq shumë, saqë askush nuk mund të humbasë kohë duke i numëruar.  

Mund të duket e pabesueshme, por po ndodh në Venezuelë. Inflacioni në nivele tepër të larta atje të kujton skena të Gjermanisë së pas Luftës së Parë Botërore dhe Jugosllavisë në vitet 1990.

Dikur një nga monedhat më të forta në botë, bolivari venezuelian është kthyer në kokëçarje. Edhe blerjet më të zakonshme kërkojnë qindra kartëmonedha.

Qeveria nuk publikon të dhëna zyrtare me situatën e ekonomisë në vend dhe ekspertëve u mbetet veçse të hamendësojnë. Për këtë vit, ata thonë se inflacioni mund të lëvizë nga 200 – 1 500 për qind.

“Kur paraja nis të peshohet, kjo është shenjë e inflacionit në nivele alarmante. Por venezuelianët nuk e dinë sa e keqe është gjendja sepse qeveria nuk publikon statistika”, thotë drejtori i “Capital Market Finance”, një firmë konsulence.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy