Uragani Henri ka vënë 42 milionë njerëz nën alarmin e stuhisë në SHBA, ndërkohë që I afrohet bregdetit lindor.
Stuhia tropikale “Henry”, e cila hyri në kategorinë e ciklonit dhe kërcënon me erëra të forta deri në 120 km/orë dhe reshje të mëdha shiu mund të shkaktojë përmbytje, paralajmëron Qendra Kombëtare e Cikloneve (NHC). Duke pasur parasysh rrjedhën e tij të deritanishme, “Henry” pritet të prekë tokën si një ciklon.
Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për ciklon në Neë York dhe Neë Haven, Connecticut, etj. “Qytetarët duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur jetën dhe pronën e tyre nga nivelet në rritje të ujit dhe potencialin për kushte të tjera të rrezikshme” tha “NHC”.
Guvernatori i Massachusetts, Charlie Baker dhe Connecticut Ned Lamont mobilizuan Gardën Kombëtare në shtetet e tyre për të ndihmuar në operacionet e mundshme të shpëtimit dhe shkatërrimit. Në Neë York zyrtarët e shërbimeve të urgjencës paralajmëruan se reshjet e mëdha të shiut dhe erërat e mëdha mund të shkaktojnë përmbytje në rrugë.



