Stoltenberg mbështet normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë

Stoltenberg mbështet normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, mbërriti sot në Serbi, ku në aeroportin e Beogradit u prit nga ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

Në prag të vizitës së tij në Serbi, Stoltenberg tha se mbështet normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, pasi sipas tij një gjë e tillë është thelbësore për paqen dhe sigurinë në rajon.

Ai theksoi se “NATO do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet të cilat çojnë drejtë normalizimit të situatës së sigurisë dhe do të ulin tensionet në rajon”, për të shtuar se njerëzit e këtij rajoni meritojnë një të ardhme më të mirë, duke qenë pjesë e unionit euro-atlantik, raporton AA.

Stoltenberg do të qëndrojë në Serbi deri të hënën, ndërsa në kuadër të vizitës së tij do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq, ndërsa është paraparë edhe pjesëmarrja e tij në Forumin e Sigurisë në Beograd.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy