Itali/ Burri gjen 23 milionë lireta pas pikturës së lënë nga babai

Itali/ Burri gjen 23 milionë lireta pas pikturës së lënë nga babai

Nga gëzimi i madh, në një zhgënjim të madh. Një qytetari nga Brindizi i Italisë nuk i zgjati shumë gëzimi i gjetjes së një “thesari” të lënë nga i ati në shtëpi.

I ndjeri, një piktor i njohur në Brindizi, kishte lënë në një kuti një pikturë të viteve 1500, pas të cilës fshiheshin 23 milionë lireta, që sot do të vlenin afërsisht 11 mijë euro.

Por për Bankën e Italisë, paratë e gjetura nuk kanë asnjë vlerë.

 "Jo, na vjen keq, afatet kanë skaduar. Për ne janë thjesht letër pa vlerë”, ishte përgjigjja që ai mori.

Banka shpjegoi se lireta nuk mund të këmbehet më në euro sepse kanë kaluar më shumë se dhjetë vjet nga hyrja në fuqi e monedhës së re, në këtë rast 21 vjet dhe sipas legjislacionit afatet kanë skaduar.

Megjithatë, shpresa për ta përdorur trashëgiminë e babait të tij e shtyu burrin t'i drejtohej shoqatës Giustitalia e cila gjithashtu merret me konvertimin e lirave në euro në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ai kërkoi ndihmë në përpjekjen për të këmbyer paratë përmes një kërkese konvertimi të paraqitur në gjykatë. Ekspertët e shoqatës kanë sqaruar se në realitet ka ende shpresë për konvertimin e tyre, sepse sipas nenit 2935 të Kodit Civil, “afati fillestar prej dhjetë vjetësh fillon nga momenti kur personi mund të kërkojë të drejtën e tij”. Në këtë rast, pra, nga data e fundit e zbulimit të 23 milionë liretave.

/ Corriere.it

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy