Pesë punonjës policie në qarkun e Beratit janë pezulluar nga detyra, pasi nuk kanë ushtruar kontroll në territore të ndryshme në zonë me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit.
Sipas burimeve, nga detyra është pezulluar shefi i komisariatit të Skraparit, shefi i stacionit policor të Poliçanit, dy ekeftivë policie dhe një inspektor zone.
Pezullimi i këtyre personave është bërë pasi, pask ditë më parë janë gjetur disa bimë të vogla kanabis, në zona të ndryshme malore.
Ndaj tyre tashmë ka nisur edhe hetim disiplinor.



