Eksperti i ekonomisë, Dritan Shano, për reality show Big Brother Albania, deklaroi se të shtunave mbrëma jo vetëm që ka aksidente më pak, por ka shumë më pak aktivitete.
Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, lidhur me programin ai tha se ka një boshllëk shumë të madh kulturor jo vetëm në Shqipëri dhe për këtë arsye eksperimente sociale dhe psikologjike ku bën pjesë natyra e Big Brother.
Kam dëgjuar nga njerëz të tjerë që i çmoj, që niveli i bisedave nuk u ndriçon jetën shqiptarëve, por u çlodh mendjen.
Është një mënyrë për t’iu larguar realitetit real.
Lidhur me supozimin se një banor ka kërkuar të komunikoj me Kryeministrin, them se Berisha ka nevojë më shumë se Edi të komunikojë me tipa që janë pjesë e Big Brother.



