Vrasja e 20-vjeçarit në Velipojë, rrëfehet nëna mes lotësh: Desha të vrisja veten, dua drejtësi

Vrasja e 20-vjeçarit në Velipojë, rrëfehet nëna mes lotësh: Desha të vrisja veten, dua drejtësi

Një dëshmi e dhimbshme, që prek çdo zemër është ajo e nënës së Musaen Zenelit, 20-vjeçarit që mbeti i vrarë në Velipojë.

Në një rrëfim, mes lotësh gruaja tregon se biseda e fundit me djalin ka qenë për qenin që kishin në shtëpi dhe se Musaeni e kishte porositur për ta nxjerrë shëtitje.

Ajo tha se e kishte parandjerë fatkeqësinë dhe se në punë ditën pas vrasjes kishte shkuar e këputur. Fillimisht kishte qenë i vëllai i cili i kishte thënë se nuk po lidhej dot me Musaenin.

Ndër të tjera ajo ka mohuar zërat se Musaeni ishte autik, ndërsa shprehet se i biri ishte shumë punëtor dhe punonte kudo, teksa kërkon drejtësi dhe shkakun e vrasjes.

Jam zgjuar dhe në mëngjes kam shkuar në punë, mediat nuk i kam hapur. Në punë kam dëgjuar shkëputje zemre. Më ka marrë vëllai në telefon dhe më tha se Musaeni nuk po përgjigjej. Në 7 të darkës ka qenë telefonata e fundit të shtunën në darkë kam tentuar të kontaktoj prapë por nuk kam mundur. Bisedën e fundit e kemi bërë për një qen që mbante në shtëpi. Më tha nënë nxirre qenin në shëtitje dhe më tregoi itinerarin se ku duhej ta shëtisja dhe më tha jepi ujë për të pirë qenit, dakord i thashë. Kam shkuar e këputur në punë. Vëllai më mori në telefon se vëllain e kishin lajmëruar. Atij i kishin dhënë fillimisht gjysëm shprese. Mua më dridhi ajo fjala që tha vëllai im dhe më tha diçka e keqe na ka gjetur. Vëlla i thashë nuk kemi çfarë të bëjmë. Desha të marr në celular atë djalin që na ka gjetur punën por nuk e kisha numrin e tij. Mora tezen time në Itali dhe më tha bëju e fortë. Kur më tha bëhu e fortë aty nuk e kam mbajtur veten dhe kam ulëritur. Se të shkosh në spital të lash rrobat e urgjencës mua për momentin mu duk peshqiri si i djalit tim, një i vogël me lule dhe unë e lava. Më tha unë jam i sëmurë dhe sa të marr veten se ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë  djalit jot e ka marrë plumbin krejt kot. Aty nuk e desha veten. Isha me pamje tek dritarja e urgjencës dhe aty kishte një saksi me gurë dhe thash po e marr dhe ia hedh vetes por u largova. Ishte dita e parë e punës së tij në Velipojë. Djali im ka qenë shumë punëtor dhe ka punuar kudo. Kur kam marr vesh lajmin kam parë një hije të zezë. Erdhën kolegët dhe më thanë mbaje veten dhe i thash skam si ta mbaj se më kanë vrarë djalin. Djali im nuk ka qenë autik dhe nuk e di kush e ka nxjerrë këtë se ai është autik. Kjo më ka lënduar shumë dhe është e papranueshme sepse ai nuk ka qenë i sëmurë. Nuk e di se fëmija im nuk ka patur lekë në xhep se edhe nëse nuk kam patur unë t'ia jap ia ka dhënë Remzia që e ka patur si xhaxha. Gjendja ekonomike nuk është shumë e mirë por kam punën dhe mundohem. Kjo ngjarje më ka shkatërruar. Më shkatërrojnë edhe fjalët që fliten në media, se ai nuk ka qenë autik. Kur kanë ardhur mësueset dhe nxënësit dhe më kanë mbushur arkivolin me trëndafila dhe karajfila më është dukur sikur u ngjall djali por kjo paska qenë gënjeshtër. Pse të më çahet zemra edhe më tepër. Për të gjithë ata që janë sensibilizuar per te na ndihmuar i falenderoj shume. Me Pjeter Gocaj babain e dy djemve te vrarë nuk kam kontaktuar por pres këdo që të jetë, të paktën ta di si ka ardhur shkaku i vrasjes. Unë nuk e di si është qëlluar Musaeni sepse ka vetëm gojëdhëna dhe dua të shoh kamerat e sigurisë për ta vërtetuar. I kanë ndryshuar edhe emrin dhe kjo më ka ngatërruar se unë kur kam dalë për të shkuar në mëngjes në punë do të me kishte lajmëruar dikush por kjo është arsyeja që e morëm vesh me vonesë. Dua drejtësi në këtë ngjarje dhe dua të di shkakun se nuk ka qenë e keqja e kërkujt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy