Politika shqiptare uron Pashkët Ortodokse

Politika shqiptare uron Pashkët Ortodokse

Mijëra besimtarë ortodoksë në të gjithë Shqipërinë kremtuan sot ringjalljen e Krishtit.  Me rastin e kësaj feste nuk kanë munguar urimet nga liderët e politikës shqiptarë.

Kryeministri Edi Rama, ka uruar besimtarët me një foto nga kisha e Marmiroit në Vlorë, teksa shkruan: Mirëmëngjesi! Gëzuar Pashkët Ortodoksë”.

Ndërkohë presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët me një mesazh për rigjallërimin e jetës: Gëzuar Pashkën për të gjithë besimtarët ortodoksë! Kjo festë e shenjtë sjell rigjallërimin e jetës, gëzim e shpresë dhe shënon një nisje te re! Qoftë ajo e bekuar për të gjithë shqiptarët!

Ndërsa kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka uruar besimtarët ordoksë me një lutje për shqiptarët se “Pashkët që vjen të kenë shpëtuar nga monizmi”.

“Gëzuar Pashkët! Të dashur miq, besimtarët ortodoks shqiptar festojnë sonte Pashkën, Ngjalljen e Krishtit Mbret, Hyjit të përjetshëm dhe burrit që me mësimet e tij formësoi moralin e qytetërimit perëndimor. Pashka frymëzon tek besimtarët e zotit, shpresë, besim dhe paqe.

Ndaj dhe le të urojmë nga zemra dhe të lutemi bashkarisht që Pashkën që vjen shqiptarët të kenë shpëtuar nga monizmi dhe të jenë shëruar nga të këqijat e tij. Gëzuar! #sb”, shkruan Berisha.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në këtë ditë të shënuar për besimtarët ortodoksë, ka uruar Pashkët. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha thotë: Këtë të dielë, teksa besimtarët ortodoksë përshëndetin njëri-tjetrin me urimin e kahmotshëm “Krishti u ngjall!” “Vërtet u ngjall!”, ju uroj nga zemra për shumë vjet Gëzuar Pashkët!

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy