Zjarri në Gramsh, banorët e Skënderbegasit: Pamë vdekjen me sy, Rama të mbajë premtimin për shtëpitë

Zjarri në Gramsh, banorët e Skënderbegasit: Pamë vdekjen me sy, Rama të mbajë premtimin për shtëpitë

Në Skënderbegas të Gramshit, banorët tregojnë mes lotësh tragjedinë që i goditi prej zjarreve.

Asgjë nuk më ka mbetur nga shtëpia ime, vetëm kali pa samar. Kam punuar 45 vite për të dhe më iku për 10 minuta”, thotë një banor për emisionin “Fol” në MCN TV. 

Të moshuar që jetojnë me pensione të vogla nuk dinë nga t’ia mbajnë: “19 mijë lekë marr, 10 mijë i do gruaja për ilaçe. Me këtë pension nuk ha dot bukë, jo të bëj shtëpi.”

Dëmi nga zjarri shkatërrimtar i 12 gushtit nuk është vetëm strehimi, por edhe gjithçka që me shumë mund kishin kultivuar. 

Kisha 1300 rrënjë rrush, më mbetën 300. U dogjën 2 mijë rrënjë, u dogj malli i fëmijëve, kasollet, bagëtitë.

Zjarri u përhap aq shpejt, sa njerëzit ikën mes flakëve: “Shyqyr që ra ditën, ndryshe do ishim djegur si pulat.”

Shumë banorë e quajnë një krim të organizuar: 

Po të kishte ardhur ushtria në moment, nuk do ishim djegur. Katër kamionë me ushtarë rrinin në hyrje, pa bërë gjë.

Një emigrante e përlotur kujton: “M’u dogj shtëpia, magazina, pasuria e 30 viteve. Nuk më mbeti as një rrobë. I lutem shtetit, ku të vemi pa shtëpi?

Ndihma e dhënë pas fatkeqësisë së madhe nuk i ngushëllon aspak. 

Na sollën makarona, por unë nuk kam tenxhere ku t’i gatuaj. Ne nuk duam oriz e sheqer, duam shtëpi.

Mes tymit dhe gërmadhave, banorët kërkojnë vetëm një gjë: që shteti të mbajë fjalën e dhënë dhe t’u rikthejë një strehë mbi kokë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy