Ajo është vetëm 20 vjeçe dhe konsiderohet miliarderja më e re në botë. Alexandra Andresen vlen plot 1.17 miliardë dollarë. Familja e saj njihet në Norvegji për themelimin e kompanisë “Tiedemanns”, një markë cigaresh. Gjithashtu, ata kanë në pronësi edhe kompaninë e investimeve “Ferd”, 42 % të aksioneve të të cilës i mban vetë 20-vjeçarja.
Pasioni i saj janë kuajt dhe udhëtimet nëpër botë. Por në rrjetet sociale ku ajo poston shpesh foto nuk sheh luksin tipit që shoqëron zakonisht fëmijët e të pasurve. Shpesh ajo shihet teksa merr tragetin sit ë gjithë të tjerët për të udhëtuar nga Norvegjia në Danimarkë.



