1 litër naftë kushton 234 lekë/ Rama: Është pjesë e barrës së luftës prej vërteti në Ukrainë!

1 litër naftë kushton 234 lekë/ Rama: Është pjesë e barrës së luftës prej vërteti në Ukrainë!

Kryefjala e ditës së sotme në rrjete sociale e media, ishte çmimi i naftës. Një litër naftë, një përdorues mjeti këtë të shtunë i ka kushtuar 234 lekë, një çmim ky që ka shënuar rekord në tregun vendas.

Në postimet e bëra nga Kryeministri Edi Rama në Facebook, nuk kanë munguar as pyetjet e qytetarëve. Një prej tyre, Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet, duke dhënë edhe arsyen përkatëse sipa tij që ka ndikuar në çmimin e karburantit në vendin tonë.

Pyetja: Si ka mundësi që edhe pse çmimi i naftës po rritet, nuk ka asnjë reagim dhe se vetë kryeministri nuk është i shqetësuar për këtë fakt?

Rama në përgjigjen e tij është shprehur se po bëhet luftë e vërtetë me bomba e viktima dhe se çmimet janë rritur kudo në botë. Sipas tij, po të ishte në dorën e qeverisë, këto çmime nuk do të rriteshin, njësoj si energjia elektrike, por ai shton është privati ai që vendos.

Po bëhet luftë, luftë prej vërteti, luftë me bomba e me viktima e me plagë të jashtëzakonshme. Kjo po ndodh dhe po të ishte i mundur kontrolli i çmimeve nga qeveria, do e kishte ndonjë qeveri në Europë ku çmimet po rriten edhe më frikshëm se këtu, ndërkohë që këtu nuk po rritet ende as energjia elektrike. Pikërisht sepse shteti që e shet dhe e blen energjinë, ndryshe nga nafta e mielli e tërë të tjerat shiten e blihen nga privatët, po e mban me dhëmbë kur i thonë llafit, pikërosht që të lehtësojë sadopak familjarët!

Që nuk është e drejtë, kjo nuk diskutohet, por s’ka si të mos ndodhë në këto kushte alarmi në të gjitha tregjet dhe me sanksionet ndaj Rusisë që është eksportuesi më i madh në Europë i gazit, naftës e grurit. Por, ama nga ana tjetër s’ka se si të mos marrim edhe ne bashkë me tërë të tjerët, një pjesë të barrës së luftës së ukrainasve kundër një agresioni ushtarak mbi shtetin e tyre sovran e demokratik, sepse historia na ka mësuar më shumë se një herë që kush mbyll sytë kur i vjen tjetrit lufta në shtëpinë e vet, shumë shpejt e ka luftën në shtëpinë e tij!”, është përgjigjur Kryeministri Rama ndaj komentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy