Arrestohen 14 emigrantë sirianë ndërsa po tentonin të kalonin kufirin nga Shqipëria në Malin e Zi. Sipas policisë ata kishin ardhur nga Greqia dhe nëpërmjet Shqipërisë donin të largoheshin në Gjermani.
Ndërkohë policia ka nisur punën për të identifikuar dhe arrestuar dy shtetas te cilët kishin marrë përsipër rrugëtimin e emigrantëve sirianë kundrejt 1150 eurove.



