
Jonila Godole, anëtare e kryesisë së PD e ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCNTV u shpreh se Paria Demokratike për fat të keq është e ndarë në dy pronar të cilët sipas saj janë duke mbajtur peng opozitën. Sipas saj, kjo parti pas zgjedhjeve kishte nevojë për një reflektim për të kuptuar gabimet dhe më pas të hapej gara. “U përpoqa ta ngadalësoja pak hapin sikurse dhe e di propozova një platformë për të reflektuar njëherë, të mblidhnim anëtarët. Pas zgjedhjeve unë po prisja të mblidhej kryesia, bëra një propozim me disa pika që do ishin hapat që PD të riformatohej që të ishte gati për 2025 dhe të ishte fituese dhe jo të rrijë në opozitë dhe ta mbajë fortë opozitën. Duhej reflektim i thellë për atë që ka ndodhur dhe më pas të hapej gara. Por ajo që unë shoh është partia si një shtëpi e madhe që kishte dy pronar dhe tani janë ndarë. Një pronar ka marrë odën e madhe dhe një konak të vogël e ka marrë tjetri dhe tani për fat të keq Partia Demokratike është e ndarë në dy persona që për mua e mbajnë peng opozitën”.



