
Mariglen Ziu, fermer në qarkun e Beratit nëpërmjet një lidhje Skype me studion e lajmeve të 'MCN TV' ka folur për vështirësitë në sektorin e bujqësisë. Ziu tha se është shumë e vështirë për fermerët e zonës të plotësojnë kushtet për të përfituar subvcencionimet dhe se deri më tani ata nuk kanë marrë asnjë zgjidhje nga autoritetet.
Deri tani nuk është dhënë asnjë lloj zgjidhje, janë vështirësuar gjërat më shumë. Ne kemi 3 vjet që protestojmë, e kemi ndjerë të parët krizën. Ne kemi dorëzuar kërkesat për kontrollin e farave dhe fidanët që të jenë të certifikuara. Kemi kërkuar subvenmcionimin e drejtpërdrejt nëpërmjet faturës tatimore. Këtë gjë nuk e e kanë bërë, na futën në një skemë tjetër subvencionimi. Ka shumë pak fermerë që kanë aplikuar për skemat e reja pasi nuk plotësojnë dot kushtet. Jo të gjitjhë i kanë certifikatat e pronësisë. Të rallë janë ata që kanë 1 dynym sera.
Fermeri ngre gjithashtu shqetësim se ka 3 vite në zonën e Dimalit që nuk është ndërtuar një metër serë dhe se të gjithë produktet fermerët i shesin nën kosto. Ai i bëri thirrje Ministrisë së Bujqësisë të ushtrojnë kontrolle tek grumbulluesit dhe eksportuesit e produkteve pasi e kanë bërë monopol grumbullimin e produkteve dhe nuk presin faturë.
Shumë sera janë lënë bosh në Dimal. Ka 3 vjet që nuk është ndërtuar as 1 metër serë. E shesim trangullin 200 lekë të vjetra nën kosto. Fajin e kanë grumbulluesit ,ata e kanë bërë monopol këtë punë. Kanë vendosur çmime Tavani. Shteti të kontrollojë eksportuesit. Këtë shqetësim e kemi ngritur, por s'kemi marrë përgjigje. Grumbulluesit e marrin produktet pa çmim ditor, nuk presin faturë. Kjo situatë ka vite që ndodh, Ministria e Bujqësisë të ushtrojë kontroll.
Përsa i përket protestës ditën e martë Marglen Ziu lajmëroi që do jetë i pranishëm bashkë me fermerë të tjerë të zonës së tij.



