Kompania "Harley-Davidson Inc" tha të mërkurën se ka pushuar përkohësisht shumicën e punonjësve të prodhimit të tij global dhe ka ulur pagat e të tjerëve në një përpjekje për të ulur kostot, pasi pandemia e koronavirusit ka dëmtuar biznesin.
Njoftimi vjen javë pasi prodhuesi i motorëve tërhoqi parashikimin e fitimit për këtë vit, duke thënë se ndërprerjet e shkaktuara nga pandemia mund të dëmtojnë shitjen e motorëve.
Pandemia ka goditur të ardhurat e bizneseve të ndryshme, duke i deturuar kompanitë e të gjitha madhësive të përpiqen të ruajnë paratë.
Harley nuk e ka matur ende ndikimin, por parashikohet se mund të ketë një rënie prej 25% të shitjeve këtë vit, thotë “Reuters”.
Si pjesë e uljes së kostos, Harley tha se do të "zvogëlojë" në mënyrë të konsiderueshme të gjitha shpenzimet jo thelbësore. Shefi ekzekutiv i saj dhe bordi i drejtorëve do të heqin pagat e tyre, tha kompania pa se për sa kohë.
Pagat e udhëheqjes ekzekutive do të ulen me 30%, ndërsa shumica e punonjësve të tjerë me rrogë do të kenë një ulje rreth 10% -20%.



