
Një aksident me pasojë një person të vdekur është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lushnje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, në aksin rrugor Savër-Fiershegan, ku shtetasi D. B., 26 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin furgon sprinter tip "Benz" është përplasur me një karrocë që tërhiqej nga një kafshë, në të cilën ndodhej shtetasi K. V., 77 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë i moshuari Kostandin Vershi banues në Stan Karbunarë. Viktima ka qenë duke shkuar për punë në tokat bujqësore.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e drejtuesit të kamionit tej normave të lejuara.
Policia ka shoqëruar në komisariatin e Lushnjës drejtuesin e furgonit.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit



