Gara për Prishtinën, Spahiu: Kandidati i LDK erdhi me një program të qartë e largpamës (VIDEO)

Gara për Prishtinën, Spahiu: Kandidati i LDK erdhi me një program të qartë e largpamës (VIDEO)

Në një lidhje Skype me edicionin e lajmeve në MCN TV, analisti Nexhmedin Spahiu komentoi ecurinë e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Janë shënuar incidente të vogla. Ka qenë nivel i kënaqshëm i ecurisë së zgjedhjeve. Kanë dalë disa exit polle, janë kontradiktore. Është pak e vështirë t’u besohet. Për pak do të kemi rezultatet finale, pasi votat llogariten më lehtë. Është e vështirë të përcaktosh fituesi, në shumicën e komunave, me përjashtim të Gjakovës. VV ka humbur mbi 67% të votuesve. Ajo ka më së shumit kandidatë në balotazh. Gjasat janë më të vogla.

Sa i përket Prishtinës, ku garojnë përballë njëri-tjetrit Arben Vitia i Vetëvendosjes dhe Përparim Rama i LDK-së, Spahiu veçoi programin e të dytit.

Kandidati i LDK ka pasur një program më të qartë, ka qenë më largpamës. Nëse zgjidhet dhe është i aftë ta zbatojë këtë program mbetet pikëpyetje. Prishtina ka pasur kualitet me këtë kandidat, pasi ka propozuar gjëra që i duhen Prishtinës.  Të paktën edhe nëse nuk i zbaton ai, në një mandat tjetër do të gjendet dikush që i zbaton. Programi i tij ishte shumë i qartë, madje e kanë thënë edhe dy bashkëpunëtorë të Albin Kurtit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy