Si funksionon Neni 5 i NATO-s dhe çfarë parashikon ai

Si funksionon Neni 5 i NATO-s dhe çfarë parashikon ai

Neni 5 i Traktatit të Aleancës Atlantike është gurthemeli i NATO-s, sepse përfaqëson thelbin e solidaritetit kolektiv midis vendeve anëtare. Ai përcakton që, nëse një vend i NATO-s është viktimë e një sulmi të armatosur, anëtarët e tjerë të Aleancës do ta konsiderojnë këtë akt si të drejtuar kundër të gjithëve dhe do të miratojnë masat të cilat i konsiderojnë të nevojshme për të ndihmuar aleatin.

Thënë shkurt, nëse goditet një nga tridhjetë e dy, është sikur të goditen të gjithë. Neni 5 thotë fjalë për fjalë: “Palët bien dakord që një sulm i armatosur kundër njërit ose më shumë prej tyre në Evropë ose Amerikën e Veriut do të konsiderohet një sulm kundër të gjithëve dhe si pasojë bien dakord që, nëse ndodh një sulm i tillë i armatosur, secila prej tyre, në ushtrim të së drejtës së vetëmbrojtjes individuale ose kolektive të njohur në Nenin 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, do të ndihmojë palën ose palët e sulmuara duke ndërmarrë menjëherë, individualisht dhe në bashkëpunim me palët e tjera, çdo veprim që e konsideron të nevojshëm, duke përfshirë përdorimin e forcës së armatosur, për të rivendosur dhe ruajtur sigurinë e zonës së Atlantikut të Veriut. Çdo sulm i tillë i armatosur dhe të gjitha masat e marra si rezultat i tij duhet t’i raportohen menjëherë Këshillit të Sigurimit. Masa të tilla do të pushojnë kur Këshilli i Sigurimit të ketë marrë masat e nevojshme për të rivendosur dhe ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.

Duke u thirrur në Nenin 5, Aleatët mund të ofrojnë çdo formë ndihme që e konsiderojnë të nevojshme për t’iu përgjigjur një situate. 

Kjo shpjegon NATO, është një detyrim individual i secilit aleat, i cili është përgjegjës për të përcaktuar atë që e konsideron të nevojshme në rrethanat specifike. 

Kjo ndihmë ofrohet në bashkëpunim me aleatët e tjerë. Nuk është domosdoshmërisht e një natyre ushtarake dhe varet nga burimet materiale të secilit vend. Prandaj, i takon secilit vend anëtar të përcaktojë se si të kontribuojë. Çdo vend do të konsultohet me anëtarët e tjerë, duke pasur parasysh se qëllimi përfundimtar është “të rivendoset dhe të ruhet siguria e zonës së Atlantikut të Veriut”.

Në fund të viteve 1940, kur u hartua Neni 5, kishte konsensus mbi parimin e ndihmës së ndërsjellë, por mosmarrëveshje themelore mbi mënyrën e zbatimit të këtij angazhimi. Pjesëmarrësit evropianë donin të siguroheshin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’u vinin automatikisht në ndihmë nëse një nga nënshkruesit sulmohej: Shtetet e Bashkuara nuk donin ta merrnin këtë angazhim dhe e reflektuan këtë në formulimin e Nenit 5.

Neni 5 është zbatuar vetëm një herë në histori, për të ndihmuar Shtetet e Bashkuara pas sulmeve të 11 shtatorit 2001. Në mbrëmjen e 12 shtatorit 2001, më pak se 24 orë pas sulmeve, aleatët thirrën parimin e Nenit 5. 

Sekretari i Përgjithshëm i atëhershëm i NATO-s, Lord Robertson, e informoi Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për vendimin e aleancës.

Edhe pse deri më tani ka qenë një rast i vetëm, aleatët kanë koordinuar masa të mbrojtjes kolektive në disa raste. Me kërkesë të Turqisë, NATO ka ndërmarrë masa të mbrojtjes kolektive në tre raste: në vitin 1991 me vendosjen e raketave Patriot gjatë Luftës së Gjirit; në vitin 2003 me marrëveshjen për një paketë masash mbrojtëse dhe kryerjen e Operacionit Shfaqja e Parandalimit gjatë krizës në Irak; dhe në vitin 2012 në përgjigje të situatës në Siri me vendosjen e raketave Patriot.

Pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe sfidave në rritje të sigurisë nga Jugu, përfshirë sulme brutale nga ISIS dhe grupe të tjera terroriste në disa kontinente, NATO zbatoi ndërtimin më të madh të mbrojtjes kolektive që nga Lufta e Ftohtë.

Dhe pas ndërhyrjes ushtarake në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, i cili filloi në shkurt 2022, dhe në përputhje me planifikimin e saj mbrojtës për të mbrojtur të gjithë Aleatët, NATO ndërmori hapa shtesë për të forcuar më tej parandalimin dhe mbrojtjen në të gjithë Aleancën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy